Mehmetaj për zgjedhjet qendrore: Humb Kosova e fiton VV-ja

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme qendrore do të “humbë Kosova e do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai, në “Debat Plus”, tha se nuk beson që PDK-ja e LDK-ja do të marrin më shumë vota sesa herën e kaluar.

“Humb Kosoba dhe fiton VV, s’ka diskutim. Për me citu një politikan të dobët, Albin Kurtin, kjo nuk është gara e automobilave, s’ka rëndësi kush del i pari, gabim e ka pas, ka rëndësi kush del. E kam të vështirë me pa për çfarë arsyesh LDK dhe PDK fitojnë më shumë se herën ë fundit. E shoh më lehtë pse VV mun me ra, por se di pse dikush që s’e ka votu PDK e LDK i voton tash”, tha ai.

Mehmetaj tutje tha se sa më i vogël të jetë numri i votuesve,” aq më shumë i konvenon VV-së, derisa shtoi se zgjedhjet lokale nuk do të reflektojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore.

“Sa më pak që kanë me dalë në zgjedhje ka me qenë më mirë për VV, frymë më nuk ka. Tashmë ka VV më shumë strukturë sesa që ka pas, sepse tash janë në pushtet. Në zgjedhjet lokale VV ka dal 270 mijë më pak vota se në zgjedhjet nacionale. Por kjo s’dmth që ndodh, edhe pse është shpresa e aprtive opozitare. Ky relacion e ka përcjellë VV-në gjithmonë… në zgjedhje nacionale merr më shumë se në zgjedhje lokale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika