Gazetari, Lirim Mehmetaj ka kundërshtuar disa pretendime në rrjete sociale që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka rënë në mbështetje deri në 34 për qind.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë sondazh që e tregon këtë rezultat, dhe këto janë vetëm spekulime nga opozita për të krijuar përshtypjen se VV ka humbur përkrahje.
“Nuk ekziston asnjë sondazh që e qet VV-në në 34 për qind. Kjo është një rrenë e partive opozitare. Të lëshuar përmes disa kolegëve gazetarë për të krijuar përshtypjen që VV-ja ka ra shumë, e këto partitë tjera po ngritën. Sikur të kishte ndonjë sondazh të tillë ai do të publikohej sepse është në interesin e partive opozitare të tregojnë që realisht është ashtu”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.