Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar pjesëmarrjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në ceremoninë mortore për babain e tij.
Mehmetaj e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër shpërfaqje të padrejtësisë që karakterizon këtë institucion, duke e përshkruar si një mekanizëm që përdoret për arsye politike dhe jo për drejtësi.
“Për faktin që ka ndodhur edhe në të kaluarën, kjo është veç një shpërfaqje tjetër e asaj që është Gjykata Speciale. Një institucion i padrejtësisë që i përdor mekanizmat e vet për variacione politike. Edhe normalisht nuk eksito asnjë arsye mos me lëshu, me marrë pjesë në varrim. Nuk mund të ndryje në dëshmitarët e prokurorisë, pasi kanë përfunduar dëshmitë. Nuk ka asnjë rast e precedent në të kaluarën që ka ndodhur me u largu. Plus që është varrim, askush nuk pret ndonjë aktivitet politik.
Qysh e dini politikisht pat vendos parazgjedhjeve mos e mardh Thaçi këtu, me frikën mos i afekton.
Gjykata Speciale e din. E din që nuk e ka përkrahjen e popullit të Kosovës, por të institucioneve të Kosovës. Edhe po mirëmbahet vetëm për atë arsye.
Në publik nuk gëzon kurrfarë kredibiliteti e as autoriteti. Por, fatkeqësisht akoma vazhdojnë persona që udhëheqin institucionet e Kosovës me e përkrah, e duke e përkrah tu e mirëmbajt. E edhe e normalizon ndonjë absurd sikur ky”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.