Gazetari, Lirim Mehmetaj, duke komentuar deklarimet e oponentëve të partisë në pushtet, VV-së karshi draft-statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Qeveria e Kosovës “nuk e kanë problemin me draftin, problemi është se nuk e duan prezencën e Shqipërisë brenda dialogut”.
“Nuk është kundërshtuar drafti, pra si do të propozohej një draft, ta pranonin, të lexonin dhe të dilnin me vërejtje e të mos e pranin draftin do të ishte gjëja më normale në botë, thjesht mënyrë se si e ka përpiluar Shqipëria draftin nuk po i konevenojka Qeverisë së Kosovës dhe ta refuzojnë. Mirëpo refuzimi apriori pa e parë draftin hiq sepse ne i kemi parë deklarimet e zëdhënësit të qeverisë i cili thotë që nuk na duhet pjesëmarrja e Qeverisë së Shqipërisë. Nuk e kanë problemin me draftin, problemi është se nuk e duan prezencën e Shqipërisë brenda dialogut”, ka thënë Mehmetaj.