Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se shërbimi sekret serb, apo siç njihet ndryshe BIA, ka kidnapuar në të kaluarën edhe qytetarë të Kosovës.
Ai e përmendi një rast në komunën e Zubin Potokut, ku sipas tij, ishte kidnapuar një person dhe ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.
Sipas tij, këto veprime Serbia i bën për t’i heshtur zërat kritikë të Qeverisë së tyre.
“Pak ka njerëz që fjala e tyre ka ndikim publik në Serbi, nuk e kalon 20. Numri total i njerëzve që mbajnë qëndrime që kishin ndikuar për dy popujt me i tejkalu vështirësitë”
“Me siguri kanë qëllim t’i heshtin, ose t’i vrasin krejt. Ka pasur qytetarë të Kosovës që janë kidnapuar nga BIA tre i njoh unë, janë torturuar, janë gjuar anash rrugës, askush s’di gjë, as ai s’di”
“Brenda Kosovës, në Zubin Potok, janë dërguar në mal, i kam parë torturat ndaj tyre, asnjë person nuk i përballon”, tha ai.