Mehmeti e konsideron vitin 2023 si jo të lehtë, përmend problemet financiare dhe inflacionin

Drejtori i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF) Fehmi Mehmeti, thekson se ekonomia në njëfarë forme ka mbetur e anashkaluar për shkak të agjendave politike dhe dialogut, tema këto për të cilat Mehmeti potencon se kanë dominuar në Kosovë përgjatë vitit 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Drejtori i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF) Fehmi Mehmeti, i ka uruar qytetarët në prag të vitit të ri, 2024.

Mehmeti, vitin 2023, e ka cilësuar si vit jo të lehtë për vendin, për shkak se siç thotë ai, është sulmuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.

“Viti 2023 nuk ka qenë një vit i lehtë për Kosovën, për shkak se është sulmuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit. Gjithashtu problemet financiare dhe inflacioni i ka vendosur nën presion bizneset dhe mirëqenien në familjet tona”, ka thënë Mehmeti.

Ai thekson se ekonomia në njëfarë forme ka mbetur e anashkaluar për shkak të agjendave politike dhe dialogut, tema këto për të cilat Mehmeti potencon se kanë dominuar në Kosovë përgjatë vitit 2023.

“Dëshiroj që në vitin 2024 të shoh në Republikën e Kosovës një dialog konstruktiv në mes të pozitës dhe opozitës, në mes të nivelit qëndror dhe atij lokal, një avancim të dialogut publiko privat dhe një dialog social më aktiv në interes të qytetarëve dhe stabilitetit social në Republikën e Kosovës”.

Mehmeti thotë se stabiliteti politik është parakusht i zhvillimit ekonomik dhe i tërheqjes së investimeve të huaja, por edhe i diasporës.

“Të pranohet realiteti se, vetëm një sektor privat i fuqishëm është garancë e qëndrueshmërisë ekonomiko sociale, prandaj partneriteti dhe bashkërënditja e aktiviteteve ekonomike në mes të institucioneve dhe biznesit është esenciale për Kosovën”, shtoi ai.

Ai shprehet se një diplomaci ekonomike, përcaktim i prioriteteve ekonomike për zëvendësimin e importit, funksionalizimin e një zone ekonomike nacionale, dhe kordinimi me shtetet mike siç janë SHBA-të dhe Europa, është më se e nevojshme, jo vetëm për promovim të mundësive për zhvillim ekonomik, por edhe për të përmirësuar imazhin e saj dhe për hjeqjen e masava të BE-së që iu vendosen Kosovës gjatë vitit 2023.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika