Mehmeti e quan fatkeqësi largimin e policëve nga Kosova

Drejtori i Përgjiithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e ka quajtur fatkeqësi largimin e policëve nga Kosova dhe nuk e di arsyen se pse policët po heqin dorë nga detyra. Ndërsa, kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka thënë se shkak për largimin e policëve nga vendi janë pagat e ulëta.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale ose ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, ka thënë drejtori i Policisë.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Siguri ka thënë se për testin për policë kanë aplikuar mbi 11 mijë kandidatë dhe janë pranuar vetëm një mijë prej tyre. Ai ka thënë se, gjatë shqyrtimit të aplikacioneve, kanë vërejtur se aplikuesit kishin rezultate të kalueshmërisë.

Migrimi legal në vendet evropiane shtyen shumë të rinj kosovarë të largohen nga vendi. Problemi i ikjes së të rinjve nga vendi nuk është vetëm në Kosovë, por po konsiderohet si problem global.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika