Ish-hetuesi, Murat Mehmeti, ka deklaruar se ka gjyqtarë e prokurorë nga Kosova, që kanë marrë pasaporta në Beograd të Serbisë.
Ai në “Five” tha se ka informata të sigurta që disa prokurorë e gjyqtarë shqiptarë nga Kosova janë pajisur me pasaporta serbe.
“Strukturat e sigurisë është dashtë me ditë kush nga gjyqtarët e prokurorët morën pasaporta në Beograd. Unë e di që ka, këta është dashtë me i ditë këto sene. Pse u ka dhënë pasaporta, çfarë interesi ka pasë”, tha ai.
Sipas tij, strukturat e sigurisë në Kosovë duhet të japin përgjigje për këtë çështje.
“Nëse një gjyqtar e prokuror shërohet në spital ushtarak… e kam fjalën për shqiptarë. Strukturat e sigurisë është dashtë ta japin një përgjigje. Nuk është krejt politikë dhe kalkulim i sigurisë, të dy janë eksponentë të Serbisë. Njoh së pakti 5 qytetarë serbë që janë intervistu nga strukturat e sigurisë së Serbisë dhe tërë kohën kanë qenë Veselinoviq dhe Radoiçiq”, tha ai.
Mehmeti ka thënë se i di edhe emrat e prokurorëve e të gjyqtarëve që kanë marrë pasaporta të Serbisë, por që, sipasj tij, nuk do t’i përmendë publikisht.