Mehmeti: Ivanoviqin e ka arrestuar policia e EULEX-it, gjë që ka ndodhë menjëherë pas grumbullimit të provave dhe dëshmive

Murat Mehmeti në emisionin Debat Plus ka thënë se Oliver Ivanoviq është arrestuar nga Policia e EULEX-it. Ndërsa, ka theksuar se ai ka qenë i dyshuar për dhënien e urdhërave për dëbimin dhe vrasjen e 9 shqiptarëve dhe debutimin e afro 12 mijë banorëve nga veriu në jug. Një gjë e tillë sipas Mehmetit, ka shtyrë që për vite të grumbullohen prova dhe të thirren dëhmitarë, që në fund të kësaj është arrestuar Ivanoviq

Murat Mehmeti

Murat Mehmeti nga policia i cili thuhet se e ka arrestuar Oliver Ivanoviqin, ka qenë në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini me Ermal Pandurin, i cili ka deklaruar se Ivanoviq është arrestuar nga policia e EULEX-it.

Ndërsa, ka theksuar se dëshmitarët e mbrojtur i ka propozuar vetë ky  dhe ka punuar për t’ia gjetur provat Olver Ivanoviqit.

“Për të qenë më korrekt e ka arrestuar policia e EULEX-it por dëshmitarët e mbrojtur i kam propozuar unë sepse operativisht kam punuar në profil të Oliverit për t’ia gjetur provat më shumë se nëntë vjet. Jahtëzakonisht e njoh sepse në punë ditore i kam pas të fokusuar rojet e Urës, mbrojtja civile ka qenë e pakët atëherë dhe ish-pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”, ka deklaruar Mehmeti.

Por, që Mehmeti më tej ka bërë të ditur se Oliver Ivanoviq ka qenë i dyshuar për dhënie të urdhërave për dëbimin dhe vrasjen e nëntë shqiptarëve dhe debutimin e afro 12 mijë banorëve nga veriu në jug.

Mehmeti, ndër të tjera ka shtuar se pas dhënies së afro 500 intervistave dhe dëshmive për Ivanoviqin, ky i fundit është arrestuar menjëherë.

“Për tetë vite intensivisht sa kemi mbledhë prova kuptohet me ndërkombëtar njëri nga dëshmitarët që është i mbrojtur është diku në shtete të Evropës, Oliveri ka qenë i dyshuar për dhënie të urdhërave për dëbimin dhe vrasjen e 9 shqiptarëve dhe debutimin e rreth 11 mijë e 500 banorëve  nga pjesa veriore në pjesën jugore që ka ndodhë brenda një natë. Pjesa më e madhe e aktakuzës ka qenë për qato vrasje që kanë ndodhë, por jo në kuptimin e ekzekutorit se dikun i kam intervistu ndoshta 500 vetë, në mesin e tij ka qenë edhe Nuredin Ajeti, i kemi grumbulluar provat dhe ka ndodhë arrestimi. Menjëherë pas dëshmisë së një dëshmitari që e ka dhënë në Prishtinë është arrestu”, ka vijuar Mehmeti.

I pyetur se a ka pasur konflikt mes Radojçiqit dhe Ivanoviqit, ka shtuar se ka ekzistuar një konflikt i tillë për atë se cili po e merr në dominancë pjesën veriore.

“Ka pasur konflikt politik se kush po e merr situatën në kontroll. Oliveri ka qenë i sulmuar nga grupi i Milanit, nuk mund të thuhet konflikt rreth neve por kush po e merr në kontroll veriun”, ka theksuar Mehmeti.

Ndër të tjera, ai është shprehur se Milan Radojçiq mund të ketë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviq, duke shpjeguar se një mendim i tillë vjen para para vrasjes së Ivanoviqit në televizion shfaqej një spot që e paraqiste atë si tradhtar.

“Sigurisht që ka gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviq, sepse paraprakisht një spot në një televizion proqeveritar vazhdimisht është reklamuar si tradhtar i popullit do të thotë spoti dhe shpallja tradhtar ja përgadit terrenin”, ka përfunduar  Mehmeti.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika