Mehmeti: Nuk do të lejojmë asnjëherë operimin e institucioneve që nuk zbatojnë kërkesat rregullative të BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se nga veprimtaria e “Iute Credit” ishte duke e rrezikuar stabilitetin financiar të Kosovës

Ish- Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se rasti i institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” duhet të shihet si precedante edhe nga institucionet tjera financiare në Kosovë sepse BQK-ja nuk do t’i tolerojë ata që divijonë nga plani i biznesit.

“Nuk do të lejojmë asnjëherë operimin e atyre institucione që nuk zbatojnë kërkesat rregullative në vend të cilat”, ka thënë shtuar ai.

Sipas tij “Iute Credit” nuk iu kishte përmbajtur plani i biznesit me të cilin ishte licencuar edhe kishte aplikuar normat e interesit që ishin jashtë çdo standardi.

Më tej ai ka thënë se nga veprimtaria e “Iute Credit” ishte duke e rrezikuar stabilitetin financiar të Kosovës.

“BQK mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion i licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave”, ka përfunduar Mehemti.

BQK-ja e fiton rastin ndaj institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se ‘IuteCredit’ do t’i paguaj të gjitha shpenzimet përfshi edhe avokatin si dhe pagesat e procedurave në rastin e arbitrazhit të këtyre dy institucioneve. BQK ka fituar rastin ndaj institucionit mikrofinanciar ‘IuteCredit’.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ishte dërguar në gjykatën e Arbitrazhit nga institucioni mikrofinanciar “IuteCredit” pasi BQK ia kishte hequr licencën e operimit në fund të vitit 2019.

Për këtë fitore të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, ku ky i fundit ka thënë se Kosova ka marrë një konfirmim nga avokati se ka fituar rastin ndaj këtij institucioni mikrofinanciar që nuk iu kishte përmbajtur planit të biznesit, andaj kjo ishte edhe arsyeja pse BQK i kishte ndaluar punën në Kosovë.

“Ka aplikuar norma të interesit mund të themi me 500 për qind, 600 për qind, në raste të caktuara e që kjo ka qenë jashtë planeve të bizneseve që kanë marrë regjistrim. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ne ia kemi heq regjistrimin”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika