Sot është publikuar një bisedë mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.
“A po vjen te ne…me kapelë :)” , Kështu i drejtohet me ftestë për takim në seli të Vetëvendosjes Dejona Mihali – formalisht Koordinatorja e Komiteteve Profesionale në Vetëvendosje – ish-Kryeshefit të Korporatës Energjetike (KEK), Nagip Krasniqit, tash të arrestuar dhe me aktakuzë nga Prokuroria Speciale për dyshime të dëmtimit të buxhetit të shtetit për mbi 3 milion euro.
Analisti, Lirim Mehmetaj theksoi se bisedat e tilla nuk do të duhej aspak të zhvilloheshin, pasi që ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi është përfaqësues i një institucioni që nuk ia lejon ligji të ketë komunikime të tilla.
Mehmetaj theksoi se janë tri vepra penale që janë kryer nga Mihali dhe Krasniqi, fillimisht komunikimi mes tyre, pastaj konfirmimi për rolin “kriminal” të Martin Berishaj dhe pastaj edhe takimet ilegale me “kamuflazhë”.
“Pa u fut në përmbajtje, këta dy persona nuk duhet me komuniku për çështje të tilla. Ky duhet të jetë person i pavarur. Dhe jo në komunikim me partinë në pushtet. Vet komunikimi është joligjor. Edhe me ligj përcaktohet se shefi i KEKut nuk duhet të jetë së paku tri vite para zgjedhjes së tij pjesë e partisë politike. Nuk guxon me komunikimi. Nagip Krasniqi ka qenë 1 vit me herët. Komunikimi është ilegal, sepse ka ndikim të pushtetit në një institucion që duhet të jetë i pavarur. Konfirmohet publikimet rreth Martin Berisha, ky e pyet se a ka qenë dhe ky po i thotë që ‘ pak a shumë’.
“Ftesa për takim nën kamuflazh, me kapelë. Jo vetëm që po e bëjnë joligjor, por po e dijnë se po bëjnë diçka joligjore, prandaj edhe po duan të fshihen. Pse duhet të shkonte me kapelë dhe larg syrit të publikut,, nëse ky është komunikim i rregullt. E vetmja gjë e mirë, mungese e gabimeve drejtshkrimore. Që ia bëjnë prokurorisë me dije, se ka krim në tri shtresa, vetkomunikimi, konfirmim për rolin kriminal të Martin Berishaj në çështjet e energjisë elektrike dhe e treta takimet ilegale dhe presion politik të pushtetit tek një person i cili duhej të ishte i pavarur dhe me udhëheq institucionin në mënyrë të pavarur”, tha Mehmetaj.