Mehmeti: Zgjedhjet planifikohen të mbahen nëpër stacionet e policës së Kosovës ose do të improvizohet diçka nëpër oborret e tyre

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ka thënë se strukturat paralele serbe kanë mekanizma për të penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se zgjedhjet mund të mbahen nëpër stacionet e Policisë së Kosovës ose do të improvizohet diçka nëpër oborre të stacioneve policore në disa qendra

Murat Mehmeti, ish-hetuesi i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës, në prag të zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se strukturat paralel serbe kanë mekanizma për ta penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Zgjedhjet me siguri mund të mbahen [Kosova i ka kapacitetet]. Mekanizmat me i pengu[ato] i kanë të ndërtuara strukturat[paralele] të veriut, të cilat ende funksionojnë. Strukturat që janë të dirigjuara nga [presidenti i Serbisë, Alekdandar] Vuçiq”, ka thënë Mehmeti.

Më tej, Mehmeti ka thënë se shkollat nuk do të jenë qendra të vendvotimit, pasi nuk është lejuar që objektet shkollore të shfrytëzohen.

“Zgjedhje planifikohen të mbahen nëpër stacionet e Policës së Kosovës, sipas asaj që dëgjohet, ose do të improvizohet diçka nëpër oborre të stacioneve policore në disa qendra”, ka paralajmëruar ai.

Më tej, ai ka thënë se besimi i serbëve lokalë në Listën Serbe ka rënë dhe se Beogradi është duke bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika