Meloni: Marrëveshja për emigrantët shërben si model për vendet e tjera të BE-së

"Emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues në BE, asnjë shtet nuk mund ta përballojë i vetëm, por duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe e atyre jashtë BE-së. Nuk na mbetet tjetër, veç ta forcojmë këtë bashkëpunim”, ka deklaruar Meloni në Shqipëri

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka vizituar sot dy qendrat për pritjen dhe strehimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër në veriperëndim të Shqipërisë.

Në një konferencë për medie bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Meloni ka thënë se marrëveshja e Romës me Tiranën që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur nga autoritetet italiane në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen po “shërben si model për shtete të tjera të Bashkimit Evropian”, pavarësisht kritikave nga opozita në të dy vendet.

“Emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues në BE, asnjë shtet nuk mund ta përballojë i vetëm, por duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe e atyre jashtë BE-së. Nuk na mbetet tjetër, veç ta forcojmë këtë bashkëpunim”, ka thënë Meloni.

“15 vende të BE-së tashmë kanë firmosur dhe i kanë dërguar një apel Komisionit Evropian për të kërkuar që të ndiqet ky shembull. Edhe vetë Qeveria gjermane; ministri i saj i Brendshëm këshilloi ndjekjen e këtij modeli”, ka vijuar Meloni.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka marrëdhënie të veçanta me Italinë, dhe kjo është arsyeja pse ka bërë marrëveshje për emigrantët me të.

Ai tha se ka Shqipëria i “refuzuar të tilla kërkesa” nga shtete të tjera.

“Këtë mundësi e kemi dhe këtë mund ta shfrytëzojmë vetëm me Italinë për 1001 arsye, të së sotmes dhe të nesërmes, nuk ka asnjë kalkulim tjetër… Do funksionojë apo jo, këtë do ta tregojë koha, por kjo është një marrëveshje zemre, jo e bazuar në llogaritje”, ka deklaruar Rama.

Siç raporton Top-Channel, Italia do ta financojë ngritjen e qendrave të pritjes në Shëngjin dhe në Gjadër – si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor të emigrantëve.

Në Shqipëri, opozita e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se kishte mungesë transparence.

Sipas marrëveshjes, fillimisht pritet të strehohen rreth 3 mijë persona, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të shkojë deri në 36 mijë persona.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika