Meloni nesër do t’i vizitojë dy qendrat e migrantëve në Shqipëri

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të qëndrojë për vizitë të mërkurën në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Meloni pritet t’i vizitojë qendrat e migrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, që drejtohen nga Italia

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e migrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj, raporton Top-Channel.

Me një marrëveshje me Romën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.

Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes – njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër – si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor.

Në Shëngjin, ndërtimi i qendrës është afër përfundimit, ndërsa në Gjadër ende jo.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe.

Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë renovimi edhe për pesë vjet të tjerë.

Se kur do të nisë zbatimi i saj, nuk është ende e qartë.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitave në Shëngjin dhe Gjadër, pritet të zhvillojnë një konferencë për gazetarët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika