Meloni: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë

Giorgia Meloni – kandidatja kryesore për kryeministre në Itali, e ka shprehur qëndrimin e saj karshi Ukrainës, teksa ka thënë se populli ukrainas mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë

Giorgia Meloni - kandidatja kryesore për kryeministre në Itali

Liderja e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Kështu ka thënë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, në mesazhin e saj dërguar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“E dini se mund të llogarisni në mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni.

Kjo deklaratë e saj vjen pas mesazhit urues të presidentit ukrainas, pasi partia e Melonit ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, të dielën e 25 shtatorit.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim në partneritetin produktiv me Qeverinë italiane”, shkroi Zelensky në Twitter.

Edhe kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Partia e ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, lidere e së cilës është Giorgia Meloni, sipas raportimeve të para të Exit-Poll, ka fituar zgjedhjet e Italisë, të cilat janë mbajtur të dielën e 25 shtatorit.

Nëse të njëjtat sondazhe konfirmohen, atëherë Meloni do të formojë qeverinë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë grua në vend, shkruan BBC.

 Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Koalicioni i krahut të djathtë ka fituar diku mes 41 e 45 për qind të votës së përgjithshme dhe aleanca e majtë mes 25 dhe 29 për qind.

Pjesëmarrja ishte rreth 64.7%, dramatikisht e ulët në kohën e mbylljes së votimeve, ka thënë ministria e brendshme e Italisë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo nga Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.

Aleatët e saj, Matteo Salvini i Ligës së ekstremit të djathtë dhe Forza Italia e qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit kanë pasur të dy lidhje të ngushta me Rusinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika