Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke shprehur optimizëm për vitin 2025 dhe duke vënë theksin në zhvillimin dhe drejtësinë si prioritetet kryesore.

“Teksa afrohemi drejt vitit 2025, po mirëpresim jo vetëm një vit të ri, por, shpresoj shumë, edhe një kapitull të ri plot mundësi për suksese dhe arritje të reja,” ka thënë Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai e cilësoi vitin 2024 si të vështirë, por nënvizoi forcën dhe qëndresën e popullit të Kosovës për të përballuar sfidat. Duke parë drejt së ardhmes, Krasniqi theksoi rëndësinë e transformimit të shpresave në veprime konkrete dhe idetë në rezultate.

“Uroj që viti 2025 të jetë viti i zhvillimit—viti kur shndërrojmë shpresën në veprime, idetë në arritje dhe ëndrrat në realitet. Bashkë le ta bëjmë Kosovën një vend ku të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre dhe ku familjet tona gjejnë mirëqenie e begati,” u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, lideri i PDK-së nuk harroi të përmendë edhe çlirimtarët që po mbahen në Hagë, duke shprehur solidaritet dhe dëshirën për lirimin e tyre të shpejtë.

“Besojmë thellësisht që viti 2025, mbi të gjitha, të jetë vit i drejtësisë, i fitoreve dhe i zhvillimit,” përfundoi ai, duke përcjellë urimet më të mira për shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë qytetarët e Kosovës.  

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika