Memli Krasniqi kërkesë Kurtit: Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident

Lideri i PDK-ës, Memli Krasniqi, lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ka kërkuar nga Kurti që t'u drejtohet qytetarëve për t'i njoftuar për seriozitetin e situatës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Veri të Kosovës, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)

Krasniqi ka thënë se situata gjatë ditës së shtunë në veri të vendit shënon një akt të paprecedentë, jo vetëm të dënimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe cenimin e rendit publik.

“Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedentë, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim”, ka thënë Kransiqi.

Ai ka bërë të ditur se është jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre, është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje”, ka shtuar Krasniqi.

Andaj, Krasniqi ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’u drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës.

“Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndërmarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit”, ka thënë ai.

Krasniqi ka ngritur shqetësimin e tij duke thënë se “Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”.

Kurti: Presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika