Memli Krasniqi kritikon Kurtin për propagandë dhe qeverisje të dobët

Memli Krasniqi ka reaguar ndaj videos së LVV-së, duke e kritikuar kryeministrin Kurti. Krasniqi ka pyetur Kurtin, se a ka ndërmend ndonjëherë t’ia fillojë punës apo do të vazhdojë me propaganda e video montazha shpifëse

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-deklarate të postuar në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj videos së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzonte partitë opozitare për krim dhe shkatërrim të vendit për 20 vjet rresht.

Krasniqi në këtë video pyet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetari i LVV-së, se a do t’ia fillojë ndonjëherë punës, apo do të vazhdojë me propaganda e video montazha shpifëse.

Më tej, Krasniqi u shpreh rreth kësaj video se “U bëra shumë kureshtar kur dëgjova që kishe publiku një video të re, fillimisht prita që ki me prezentu një plan të ri e konkret për zgjidhjen e krizës, ose një njoftim se ke sjellë investime të huaja që kanë me sjellë mijëra vende të punës. Prita ndonjë lajm për masa të reja, përmes të cilave, qytetarëve të Kosovës kishe me jua lehtësu krizën e rëndë ekonomike”.

Pritjet e Krasniqit për këtë video nuk ndalen.

“Prita ndonjë vendim për dhënien e pagave që i meritojnë mësimdhënësve, që po i penalizon në kohën kur po e vuajnë këtë krizë të rëndë ekonomike. Por, prapë mbeta shumë i zhgënjyer me atë që pashë, besoj njëjtë si të gjithë qytetarët e vendit”.

Akuzat që shpalosen në videon e LVV-së, Krasniqi i quan si akuza të vjetra e të pabaza, pasi sipas tij vetëm kryeministri Albin Kurti është perfekt.

Vetëvendosje akuzon opozitën, i quan “shkatërrues të shtetit”

“Akuza të vjetra e të pa baza ndaj gjithçkaje dhe ndaj githësecilit. Sepse duket që në botën tendë vetëm ti je perfekt, të gjithë të tjerët që janë gjallë janë të këqij. Sepse për ty askush nuk ka rëndësi përveç teje…”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi, mes të tjerash pati edhe disa pyetje për kryeministrin Kurti.

“A kjo është ma e mira që mund të bësh, Kryeministër? A kjo është zgjidhja jote për krizën sociale e ekonomike? A kjo është shpresa që ua ofrove të rinjëve, që sot i ke zhgënjyer aq keq, sa po largohen nga vendi në numra rekord? Po ku është plani yt për shëndetësi më të mirë? Ku është zgjidhja jote për arsim më cilësor? Ku janë vendet e punës për rininë tonë? Ku është prosperiteti që ua ke premtuar të gjithëve qe sa e sa vjet Ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, ofroju zgjidhje konkrete problemeve që i rëndojnë ata. Largoje retorikën tënde të vjetër, negative e nihiliste”, ka vazhduar Krasnqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika