Memli Krasniqi në Kongresin e ALDE në Irlandë: Evropa t’i hapë dyert për Kosovën

Kreu i PDK-së në Kongresin ALDA ka bërë të ditur se Ballkani Perëndimor dhe Kosova duhet të përfshihen në planet për krijimin e një Evrope të bashkuar kundrejt sfidave aktuale

Pjesëmarrja e Memli Krasniqit në Kongresin e ALDE, i cili u mbajt në Dublin të Irlandës

Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, të shtunën e 4 qershorit ka marrë pjesë në Kongresin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratikëve të Evropës në Dublin të Irlandës.

Memli Krasniqi ka diskutuar për aspiratat evropiane të Kosovës dhe ka prezantuar zhvillimet dhe reformat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, duhet të përfshihen në planet për krijimin e një Evrope të bashkuar kundrejt sfidave aktuale, që po vijnë kryesisht nga Rusia dhe shtetet e tjera që nuk ndajnë të njëjtat vlera qytetëruese”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi në Kongresin ALDA

Gjatë kohës së qëndrimit në Irlandë, Memli Krasniqi ka takuar deputetë të Parlamentit Evropian, liderë të partive anëtare të ALDE, deputetë të Parlamentit Evropian dhe ka marrë pjesë në takimet e LIBSEEN.

Mes tjerash, në këtë Kongres, kreu i PDK-së ka bërë të ditur vullnetin e PDK-së që të bëhet pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, si parti me të drejta të plota.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika