Memli Krasniqi në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se nesër e pasnesër do të shkojë në Paris dhe Bruksel, ku do të zhvillojë takime me aleatë dhe zyrtarë të lartë evropianë

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të shkojë për një vizitë dyditore, nesër dhe pasnesër, në dy kryeqendrat evropiane, respektivisht Paris dhe Bruksel.

Në njoftimin e dhënë nga ana e kësaj partie është kumtuar lajmi se kryetari i PDK-së do të takojë shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropianë për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë”, thuhet në njoftimin në faqen e PDK-së.

Gjithashtu, partia më e madhe opozitare në Kuvend, PDK-ja, në shkrimin e tyre kanë theksuar se “angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika