Memli Krasniqi: Politika e jashtme e Kosovës është skandaloze

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit ku po debatohet për politikën e jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka fare ide se si ta bëjë politikën e jashtme.

Sipas, të parit të partisë më të madhe opozitare, Kosova ka abstenuar në politikën e jashtme dhe se nuk ka pasur asnjë Qeveri më të dobët në politikën e jashtme se sa kjo e tanishmja.

“Nuk ka pasur dobësim më të madh të politikës së jashtme se sa në këtë Qeveri. Shkarkimi i ambasadorëve ka prodhuar vakum dhe ka krijuar mosbesim tek shtetet mikpritse. Ky vakum ka vazhduar në shpërbërjen e tyre, me shkarkimet që janë të paligjshme po japin goditjet përfundimtare diplomacisë kosovare në botë”, ka deklaruar ai.

Krasniqi, përmendi edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se është pa përvojë dhe jo kompetente.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Sipas Krasniqit, Gërvalla më shumë ka prodhuar skandale e humor, se sa veprime të mira.

Shkarkimin e ambasadorëve nga ministrja Gërvalla, kryetari i PDK-së e ka quajtur skandal diplomatik dhe mosrespekt për vendet ku ata kanë shërbyer.

“Nuk ka pasur dobësim më të madh të politikës së jashtme se sa në këtë Qeveri. Shkarkimi i ambasadorëve ka prodhuar vakum dhe ka krijuar mosbesim tek shtetet mikpritëse. Ky vakum ka vazhduar në shpërbërjen e tyre, me shkarkimet që janë të paligjshme po japin goditjet përfundimtare diplomacisë në botë”, është shprehur ai.

Në fund, Krasniqi kritikoi edhe procesin e dialogut, duke thënë se është shndërruar nga një dialog për njohje në një dialog për “stickersa” e targa.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika