Memoriali për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, MKRS dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës

Si vazhdimësi e bashkëpunimit strategjik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të enjten e 16 marsit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se pas hartimit të dokumentit do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve.

“Ky proces me ndjeshmëri të lartë kërkon një analizë të thellë që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin”, thuhet në njoftim.

Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika