Një menaxhere kërcënohet në vendin e punës, vidhen afro dhjetë mijë euro nga një person i maskuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është kërcënuar në vendin e punës një menaxhere e institucionit mikrofinanciar. Ndërsa, bëhet e ditur se personi që e kërcënoi atë ishte i armatosur dhe ka arritur rë marrë afro 10 mijë euro para kesh

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 27 janarit në një institucion mikrofinanciar, një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar me pistoletë menaxheren e këtij institucioni.

Rastin në polici e ka drejtuar vetë menaxherja e institucionit të premten.

Ndërsa, ka treguar se personi derisa po e kërcënonte atë, ka arritur të marrë afro 10.000 euro para kesh.

Tutje, PK njofton se nuk ka të lënduar dhe rasti po hetohet.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren.

“Ankuesja femër kosovare, menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar, ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10.000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika