Mentorja e shëndetit rekomandon ecjen zbathur në kopsht pas një situate në “konflikt” dhe me “nervozë”

Dafina Ibishaj-Fazliu, Mentore e shëndetit e licencuar në Londër ka rekomanduar disa këshilla në momentin kur jemi në një situatë konflikti dhe pas një dite të lodhshme e të ngarkuar në punë apo kudo tjetër.

Ibishi-Fazlinë tek emisioni “Shpirti i Vikendit” në Radio Dukagjini u shpreh se në momentin kur jemi në një situatë “nervoze” dhe me “konflikt”, rekomandohet që të ecet zbathur në bari apo në kopsht, pasi që sipas parimeve mjekësore kineze shputa është si një lloj tokëzimi i lidhjeve të krejt organeve të trupit të njeriut dhe ndihmon balancimin e organizmit

Ajo poashtu ka rekomanduar se parimisht është më së miri që të largohemi nga ai ambient që “nuk ndihemi mirë dhe nuk është i qetë” dhe të dalim jashtë, në ballkon, oborr apo edhe të errësojmë dhomën e të pushojmë.

“Nëse konflikti ka ndodhur gjatë asaj dite, dhe nuk don nesër me e mbart atë stres, atë konflikt ose atë nervozë,  preferohet që të bëhet atë natë të bëhet një dush, ose me bë ndonjë mesazh relaksuese ose frymëmarrje të thella, në një ambient qetësues, me errësu dhomën pastaj mundesh edhe me reflektu edhe për situatën edhe mos me i mbart këtë negativitet të nesërmen. Kur flejmë rigjenerohemi, jemi me të qetë dhe rigjenerohemi. Nëse i mbyllim ditën paraprake, mundemi me i shkru disa pika për me i qit prej vetes, mendimet e tua se sa kanë pasur rëndësi për ty ato dhe me analizu se pse të kanë shqetësu, me shiku me e zbutë atë. Pasi që ti i shënon nuk ka aq rëndësi. Pas terapisë vetkujdesjes, është mirë me u zgju edhe me i pa pozitivitetin e ngjarjes, nëse ke kopsht me dal me ec zbathur, me dal ambient hapur, me dal në rreze dielli, oborr, me shiju një ujë të ngrohtë dhe me mendu pozitivitetin. Ecja zbathur në kopsht, pasi që shputa e këmbëve janë të lidhura me krejt organet e trupit, sipas medicinës kineze. Sipas saj, tokëzimi i përçon elektronet e secilës tek pjesët  e organeve dhe kthen trupin në një gjendje të balancuar. Çka ka gjen e çrregullt, rikthehet në balancë”, vijon Ibishaj-Fazliu.

E forma më e mirë e qetësimit të vetvetës nga situata është largimi nga ai ambient “toksik” e pastaj me u rikthy  në kohën më të përshtatshme për diskutim të qetë dhe stabil.

“Nëse situata ka eskalu, është shumë nervozë në atë ambient dhe mos me shqetësu, me u largu nga ajo dhomë. Pas largimit, me reflektu, me analizu situatën apo ambient punës. Nevojitet një shkëputje, dhe me reflektu atë situatë. Me nda problemin në dy pika: Ku është problemi bërthamor dhe pastaj me nda në pika më të vogla, e pastaj me pa se cila pikë për ty ka rëndësi dhe me i jep prioritet, pastaj gradualisht me i zgjedh çështjet e vogla. Shkëputja duhet një natë, ose një javë, një vikend. Me i zgjedh këto ngarkesa, pasi ndikojnë edhe në fushat e tjera të jetës”, vijoi ajo.

Personat që janë “gjaknxehtë” në komunikacion apo në përditshmëri duhet të e shmangin konsumin e sheqerit dhe rekomandohet të konsumohet kripa e detit.

“Ushtrimi fiziki apo aktivitetet fizike ndihmojnë tek këta persona. Edhe me ndryshu ushqyerja pasi që ka të bëjë me menyrën si mendojmë, pasi ushqyerja e mirë ndihmon në mendime më mirë, ma funksionale dhe më qartë. Një ushqyerje e keqe ndikon në çrregullimin e sistemit të tretjes”, vijoi ajo.

“Sheqeri është më e dëmshme. Kripa e detit jep minerale të ndryshme, ku i nevojiten indeve tona, muskujve dhe eshtrave tona. Me iu shmangë sheqerit të bardhë, të rafinuar.”, tha ajo.

Ajo  shtoi se “fast food” është njëra nga ushqimet që ndikojnë në iritimin e trurit dhe bëjnë që të jemi nervozë.

“Fast Food nuk marrim prej tyre asgjë dhe na marrin ne minerale. Ato e irritojnë trurin. Por edhe produkte që janë të panatyrshme. Rekomandohet me përdorë ushqimet bimore. P.sh produktet arrore, vaj kokosi, vaj ulliri”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika