“Mercure Hotels Prishtina City” mbështet Sigal Prishtinën në rrugën drejt trofeve

Rrjeti i hoteleve “Mercure Hotels Prishtina City”, nga e premtja e 2 shkurtit, është mbështetës i klubit më të trofeshëm të basketbollit në Kosovë, Sigal Prishtinës.

Në një konferencë për media të mbajtur në ambientet e bukura të “Mercuret”, drejtori gjeneral, Safet Mehmetaj dhe presidenti i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.

Mehmetaj deklaroi se sukseset e mëdha të Prishtinës, kanë ndikuar që të mos e kenë fare vështirë që të vendosin për mbështetjen e klubit kryeqytetas.

Ai theksoi se “Mercure” është mbështetës edhe i shumë sporteve, sidomos në Francë.

Presidenti i Prishtinës, Blerand Stavileci, tha se është shumë i kënaqur që brendit të klubit të trofeshëm kosovar, po i bashkohet edhe një brend evropian.

Stavileci përmendi edhe numrin e madh të sponsorëve, që sipas tij, janë pjesë e Prishtinës për shkak të lavdisë që ka klubi.

Të pranishëm ishin edhe basketbollistët dhe stafi teknik i Sigal Prishtinës, të cilët nënshkruan fanellën e klubit që iu dorëzua drejtorit gjeneral të “Mercuret”, Safet Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika