Merdarja lirohet për qarkullim

Pas dy ditësh e bllokuar, pika kufitare në Merdarë tashmë është liruar për qarkullim

Pika kufitare, Merdare

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, Merdarë, pas dy ditësh e mbyllur, tashmë është liruar për qarkullim.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në orën 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikëkalimi kufitar “Merdarë”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, ministria e Jashtme, teksa bëri të ditur se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdarë, ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, ato në Jarinjë dhe Bërnjak.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika