Merdarja vazhdon të jetë e bllokuar

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen. Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e "Boshnjakëve", ndërsa tjetrën në Zveçan. Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdare

Pika kufitare, Merdare

Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, Merdarja, po vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare”, e cila për shkak të kësaj bllokade, është mbyllur për qarkullim.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare ‘Jarinje’, ‘Bernjak’ dhe ‘Merdare’, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën për media nga policia.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, ministria e Jashtme teksa bëri të ditur se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdare, ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, ato në Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Dita e 19-të e barrikadimit të veriut

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika