Mërgimtarët të painformuar për kompensimin e polisave të sigurimit

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka vendosur që të gjithë mërgimtarëve që vijnë në Kosovë t’ua kompensojë pagesat e polisave kufitare. Përmes një platforme online, mërgimtarët mund të pajisen me formularë por që duket se ata ende nuk janë të informuar për këtë. Instituti GAP po del kundër këtij vendimi

Mërgimtarët të painformuar për kompensimin e polisave të sigurimit

Qindra mërgimtarë ia kanë mësy Kosovës këto ditë, përfshirë me vetura. Me të mbërritur në pikat kufitare ata nisin procedurat e njëjta, përfshirë pagesën e polisave të sigurimit.

Por, ata nuk kanë informacione se kjo pagesë edhe këtë vit po kompensohet nga Qeveria e Kosovës.

“Pagujta 15 euro për dy javë. Nuk e kam dit që mundem as me i marr parët e le mo online. Po nëse ekziston mundësia i tërheqi paret”, ka thënë Hasan Hyseni, mërgimtar nga Gjermania.

Hasan Hyseni, mërgimtar nga Gjermania

Njësojë pagesën në kufi e ka kryer edhe Naim Kryeziu, që jeton në Suedi, e i cili nuk dinte për vendimin e Qeverisë.

“Po paguajta 20 euro. Unë nuk e di a mundem dhe si mundem me i marrë paret e polises se sigurimit. Po edhe mos me i marrë so me rëndësi, le të rrijnë për shtetin”, thotë Naim Kryeziu, mërgimtar nga Suedia.

Naim Kryeziu, mërgimtar nga Suedia

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të paguhen polisat e sigurimit për mërgimtarët derisa sipas procedurave, ata mund të aplikojnë përmes internetit dhe pastaj paratë do t’u kompensohen nga Ministria e Financave.

Por,  këtë vendim po e kundërshton Institut GAP.

“Pagesa e polisave kufitare përmes buxhetit shtetëror është kundërshtuar nga organizata të shoqërisë civile, duke e konsideruar të paarsyeshme dhe keqpërdorim të buxhetit të taksapaguesve të varfër për pagesën e sigurimeve të veturave private. Vendimi është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të sektorit privat.  Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”, thotë GAP.

GAP

Kosova ende nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër, derisa sipas Qeverisë është duke u punuar për këtë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika