Një banesë në Pejë, ka marrë flakë dhe si pasojë janë lënduar katër persona.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi, i cili ka thënë se katër të lënduarit pas ndihmës mjekësore janë liruar.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një zjarr në një banesë. Katër persona si pasojë e tymit kanë marrë ndihmë mjekësore, më pas janë liruar”, ka thënë Gashi.