Merz: Kërcënimi nga Rusia është i jashtëzakonshëm

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për unitet brenda aleancës së tij politike, duke paralajmëruar se vendi i tij përballet me kërcënime në rritje nga ekstremistët politikë, si dhe me përpjekje të përditshme nga ana e Rusisë për të destabilizuar vendin.

Ai në një konferencë të Bashkimit Social-Kristian (CSU), deklaroi se Gjermania po përballet me “sfida jashtëzakonisht serioze”.

“Si mund ta mbrojmë lirinë dhe sigurinë tonë në Evropë, përballë kërcënimeve në rritje nga ekstremistët brenda vendit dhe nga fuqitë e huaja?” pyeti ai.

Merz përsëriti kundërshtimin e tij ndaj çdo ndryshimi në politikën e “murit mbrojtës”, strategjia për të izoluar partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, pas disa thirrjeve brenda partisë së tij për të shqyrtuar një model të mundshëm bashkëpunimi.

“Kushdo që mendon se duhet t’i votojë këta njerëz, nuk ka vend në Bashkimin tonë. Ata nuk e kanë vendin mes nesh,” deklaroi Merz.
Ai gjithashtu u bëri thirrje Socialdemokratëve (SPD) dhe të Gjelbërve që të mos hyjnë në koalicion në Berlin me partinë “E Majta”, të cilën e akuzoi se toleron antisemitizmin brenda radhëve të saj.

Merz paralajmëroi për një “kërcënim të jashtëzakonshëm” nga Rusia, duke theksuar se ajo kërkon ta “destabilizojë Gjermaninë çdo ditë”.

Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, Rusia i mohon akuzat se po zhvillon një fushatë hibride kundër Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika