Mes kundërshtimeve dhe kritikave ndryshohet rregullorja e brendshme e KPM-së

Me tri vota pro, një kundër dhe një abstenim, Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka miratuar ndryshimin e rregullores së brendshme.

Ky vendim ka ngjallur debat të gjerë, sidomos për faktin se kryetari aktual i KPM-së, Jeton Mehmeti, e kundërshtoi këtë ndryshim, duke e konsideruar të nxituar dhe në kundërshtim me ligjin.

“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre. Ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik… duhet të respektohet ky nen i ligjit të KPM-së. Nuk pajtohem edhe me të dytën…. zgjedhja e Kryetarit duhet të bëhet në seancën vijuese dhe argumenti se mund te mbetemi pa kryetari nënkupton se anëtari më i vjetër është përfaqësues i KPM-së. Kjo deri në konstitutimin e një organi të ri anëtarëve të rinj dhe sikur ishte më herët kur të vijnë anëtarët e ri dhe siç thotë rregullorja me 2/3 zgjidhet nënkryetari dhe Kryetari i ri”, ka thënë Mehmeti.

Nga ana tjetër, anëtari Besnik Berisha argumentoi se ndryshimi është i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë institucionale, pasi mandati i kryetarit dhe nënkryetarit përfundon më 20 janar.

Ai propozoi plotësimin dhe ndryshimin e rregullores si pikë kyçe në agjendë, për të siguruar që KPM të mos mbetet pa drejtues.

“Mandati i kryetari5 dhe nënkruetarit skandon më 20 janar ne si KPM duhet të ofrojmë zgjidhje që të kemi krhesi edhe pas kësaj date. Unë propozoj që në agjendë si pika të para të jenë plotësim ndryshimi i rregullores së punës.

Si dhe sigurimi i vazhdimësisë së punës së Kryesisë së KPM-së. KPM duhet ta ketë Kryetarin dhe nuk duhet të mbesim pa Nënkryetar dhe Kryetar….U lansu lajmi se anëtarë e kane në plan ta shkarkojnë Kryetarin e KPM-së. Askush se ka pasur në plan që ta shkarkoj e as nuk ka kuptim me shkarku 3 ditë para përfundimit të mandatit….”, ka thënë Berisha.

Propozimi për ndryshim gjeti mbështetje edhe nga anëtarët Fitim Veliu dhe Luljeta Aliu.

Sipas Veliut, lajmet për shkarkimin e kryetarit ishin të pabaza, ndërsa Aliu theksoi se mungesa e një drejtuesi do të dëmtonte funksionimin e KPM-së, sidomos në raportet me organizatat dhe mysafirët e institucionit.

“Propozojmë që KPM të mos mbetet pa përfaqësuesit e saj kryësoer. Të thuhet se KPM planifikon shkarkimin e kryetarit pa informatë është tepër e ulët. Kur është verifikimi i lajmit që KPM e shkarkon kryetarin. Meqë përfundon mandati kemi parapa me e zgjedh me këtë Kuoruom…”, ka thënë Veliu.

“KPM me mbetë pa kryesi e Kryetar është keq sepse edhe në pritjet që iu bëjmë mysafirëve, organizatave, etj. Duhet të jetë dikush që nënshkruan…kemi qenë 3 anëtarë që kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme… ne nuk jemi politikë jemi të interesuar që institucioni me qenë në gjenjde me i kry punët në mënyrë të paanshme”, ka thënë Aliu.

Në përfundim, Veliu propozoi Besnik Berishën për kryetar të ri dhe Luljeta Aliun për nënkryetare – të cilë priten të votohen ndërkohë.

“Për kryetar të KPM-së propozohet Besnik Berisha. Për nënkryetare propozohet Luljeta Aliu”, ka thënë Veliu.

Në lidhje me këto zhvillime gjatë ditës juristja e medias, Flutura Kusari, e ka cilësuar ndryshimin e rregullores si një përpjekje për “kapjen” e KPM-së, duke ngritur alarmin për pasojat që mund të ketë kjo në pavarësinë e institucionit.

“KPM ka planifiku sot me ndryshu rregulloren e punës që me mujtë me e kapë politikisht pozitën e kryetarit dhe të nënkryetarit. E pabesueshme.

Ky ndryshim tinzar i rregullores, pa e përfshi as në agjendë, është dëshmi që është proces i kundërligjshëm dhe politik. Ndryshimi i rregullorës në këtë formë është i jashtëligjshëm poashtu.

Shihni nenin që e kanë propozu. E pabesueshme.

Ju rikujtoj që të njëjtën metodë pushteti aktual e ka përdorë në RTK për me zgjedhë drejtorin. Copy paste e njëjta metodë”, ka shkruar Kusari.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika