Mes temperaturave të ulëta, kandidatët përfundojnë provimin e Jurisprudencës në Universitetin ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë

Sot(e shtune), në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë është zhvilluar provimi i Jurisprudencës, i cili ka ngritur shqetësime për kushtet jo të përshtatshme në të cilat janë mbajtur testimet.

Sipas burimeve të Dukagjinit, temperaturat në sallat e provimit kanë qenë shumë të ulëta, duke e bërë pothuajse të padurueshëm qëndrimin për periudha të gjata.

Provimi, që filloi në orën 08:00 të mëngjesit dhe vazhdoi deri në ora 14:00, u zhvillua pa asnjë burim ngrohjeje funksional.

Sipas burimeve disa nga kandidatët kanë shprehur shqetësim për ndikimin që këto kushte mund të kenë pasur në performancën dhe shëndetin e tyre.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat gjatë së shtunës kanë variuar nga -1°C në mëngjes deri në 2°C, ndërsa temperaturat maksimale kanë arritur vetëm deri në 5–8°C.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika