Mesfushori i Barcelonës, Gavi ka fituar çmimin “Golden Boy”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, është bërë lojtari i tretë nga klubi katalunas që ka fituar çmimin “Golden Boy” apo djaloshi i artë





Mesfushori i Barcelonës, Gavi ka fituar çmimin “Golden Boy”, që ky është çmimi që i drejtohet lojtarit më të mirë në botë nën moshën 20 vjeç.

Gavi është lojtar 18 vjeç i ekipit katalunas, i cili një javë më parë kishte fituar “Trofeun Kopa” nga France Football.

Në thirrjen e çmimeve emri i Gavit ishte i pari, më pas renditen, Edouardo Camavinga, Jude Bellingham dhe Jamal Musiala.

Vlen të theksohet, se edhe për vitin 2021 çmimin e kishte fituar gjithashtu një tjetër lojtar i Barcelonës, Pedri, ndërsa i pari nga Barcelona që e kishte fituar atë ishte Lionel Messi në vitin 2005.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika