Mësimdhënësit në Rumani hynë në grevë për paga më të mira

FOTO: REL

Dhjetëra mijëra mësimdhënës rumunë hynë në grevë më 22 maj, duke kërkuar rritje të konsiderueshme të pagave dhe duke bërë thirrje për më shumë investime në arsim.

Rreth 100,000-150,000 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme ndaluan punën, derisa kërkojnë që Qeveria e koalicionit t’i përmbushë kërkesat e tyre.

Bisedimet e minutës së fundit më 21 maj midis sindikatave të mësuesve dhe Qeverisë së kryeministrit Nicolae Ciuca nuk arritën një marrëveshje dhe në këtë formë dështuan përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer mësimdhënësit në shkolla, shkruan REL.

Marcel Ciolacu nga partia PSD që do të jetë kryeministër i ardhshëm, sipas rotacionit të vendosur nga koalicioni, dërgoi një mesazh të vonuar të premten, përmes të cilit u tregua i “gatshëm” për të diskutuar gjatë fundjavës me krerët e sindikatave “për të shmangur grevën e përgjithshme”.

Ai hodhi fajin sindikatave, duke thënë se “kjo grevë është e dëmshme, jo vetëm në funksionimin e shkollave, por edhe në jetën e miliona familjeve”.

Ciolacu u përpoq të ushtronte presion mbi drejtuesit e sindikatave, duke shtuar se rumunët presin prej tyre – dhe nga politikanët – zgjidhje të qeta dhe racionale “ndërsa fëmijët e shohin paqen e tyre në shkollë”.

“Ishte obligim i Qeverisë dhe i atyre që kanë role vendimmarrëse që të dalin me zgjidhje më të shpejta, siç kanë premtuar”, ka qenë përgjigja nga tri sindikatat e arsimit të Rumanisë, të cilat organizuan grevën.

Të dielën pasdite, krerët e sindikatave morën pjesë në negociatat me kryeministrin Nicolae Ciucă dhe anëtarë të tjerë të ekzekutivit, por propozimi që iu dha nga Qeveria nuk i kënaqi ata.

Kërkesa kryesore e grevistëve është një pagë fillestare për mësuesit e rinj, të paktën e barabartë me mesataren e vendit.

Paga mujore e një mësuesi rumun të sapodiplomuar është pak më shumë se 520 dollarë (480 euro), ndërsa paga mesatare në vend është 988 dollarë (rreth 913 euro).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika