Mësimdhënësit të enjten në grevë, Jasharaj paralajmëron për veprime të tjera sindikale

Mësimdhënësit në të gjithë vendin të enjten do të hyjnë në grevë njëorëshe

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj

Greva njëorëshe e mësimdhënësve në të gjithë vendin pritet të mbahet të enjten e 12 majit.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se pos grevës, më 20 maj do të ketë edhe një protestë.

Sipas SBASHK-ut, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe, nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon, atëherë nga SBASHK-u thonë se do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kjo për shkak të kërkesës së tyre për 100 eurosh shtesë në pagë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

“Duke e parë që nuk ka pas asnjë lëvizje konkrete, asnjë takim konkret, asnjë veprim i duhur i Qeverisë, këshilli drejtues (i SBASHK-ut) vendosi që më 12 maj të jetë një grevë paralajmëruese njëorëshe në tërë sistemin arsimor. Por në këtë grevën njëorëshe kemi informacione se do të jenë edhe sektorët e tjerë dhe sindikatat që janë pjesë e BSPK-së. Ndërsa sa i takon sektorit të arsimit ne e kemi bërë edhe planin, orarin”, deklaroi Jasharaj.

Ilustrim

Sipas Jasharajt, kjo grevë duhet të jetë një alarm, fillimisht për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, e pastaj për të gjithë ekzekutivin që të reagojnë dhe të parandalojnë grevat e radhës.

“Orët që humbin në grevë nuk zëvendësohen sepse po të bëhej kështu, Qeveria do të na linte një muaj në grevë duke e ditur se ne pastaj do t’i zëvendësojmë orët dhe forca e grevës si instrument i yni do të zbehej. Ky duhet të jetë edhe një alarm shtesë për ministren Nagavci në radhë të parë si ministre e sektorit të arsimit por edhe për tërë Qeverinë Kurti, ata munden me veprime konkrete të mos na çojnë as në grevën e të enjtes e as 20 majit në protestë”, shtoi ai.

Ndryshe, më 12 prill të këtij viti, Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, është shprehur e pakënaqur me vendimin e qeverisë për të ndarë një shumë prej 100 eurosh për disa kategori të shoqërisë kosovare, si ndihmesë për të përballuar krizën ekonomike në vend.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala

Ajo për RTV Dukagjinin, ka deklaruar se, nëse qeveria e Kosovës nuk reflekton deri më 21 prill, atëherë do të ndërmerren veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

“Ne gjithëherë i lëmë hapësirë qeverisë që të reflektojë. I kemi dhënë afat që deri më 20 prill të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim nga ana e qeverisë deri më 21 prill, atëherë do të shkohet me veprime sindikale. Mbetet që më 20 prill të vendoset nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut që të merret vendimi për veprimet e mëtutejshme që nuk përjashtohet edhe greva e përgjithshme”, ka thënë ajo.

Të enjten grevë njëorëshe, SBASHK-u: Po përgatitemi për grevë të përgjithshme

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika