Të premten është tërhequr shorti edhe për 1/8 e finales në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja më interesante vlerësohet të jetë ajo ndërmjet Lazios dhe AZ Alkmaarit.
Skuadra e Baselit do të ketë punë me Slovan Bratislavën, ndërsa Anderlechti do të përballet me Villarrealin.
Krahas Lazios, edhe Fiorentina do ta përfaqësojë futbollin italian në Ligën e Konferencës dhe për kundërshtar në këtë fazë do ta ketë Sivassporin.
Çiftet tjera, janë: AEK Larnaca – West Ham, Lech Poznan – Djurgarden, Sheriff Tiraspol – Nice dhe Gent Istanbul Bashakshehir.
Ndeshjet e para do të luhen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit pas një jave.
Finalja e këtij edicioni të Ligës së Konferencës, do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë më 7 qershor.