Mësohen çiftet gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve

Kroacia do të përballet me mikpritësen Holanda në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në muajin qershor, ndërsa Italia dhe Spanja do ta përsërisin rivalitetin e tyre në gjysmëfinalen tjetër të kësaj gare

Përfaqësuesja e Holandës do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në muajin qershor, ndërsa Italia dhe Spanja do ta përsërisin rivalitetin e tyre në gjysmëfinalen tjetër të kësaj gare.

Te Holanda në këtë ndeshje do të debutojë edhe trajner i ri, Ronald Koeman. Dueli mes Holandës dhe Kroacisë, do të zhvillohet më 14 qershor në Rotterdam.

Katër Kombëtaret ishin fituese të grupeve përkatëse në Ligën A vitin e kaluar dhe do të përballen në mes vete në një mini-turne në mesvit për ta vendosur titullin e edicionit 2022/23.

Në shortin e së mërkurës, i hedhur në Nyon të Zvicrës, “Tulipanët”, që do ta organizojnë këtë fazë, do t’i presin kroatët, gjysmëfinalistë të freskët në Kupën e Botës, që u mbajt në Katar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Rotterdam më 14 qershor, kurse “Azzurri” dhe “Stuhia e Kuqe” do të ballafaqohen mes vete në Enschede një ditë më pas.

Fituesit e këtyre dueleve do të luajnë në finalen e 18 qershorit në Rotterdam, ndërsa loja për vend të tretë të “play-offit” do të luhet pak orë më herët në të njëjtën ditë në Enschede.

Spanja ishte finaliste e edicionit të kaluar pasi ishte mposhtur nga Franca 1:2 në Milano të Italisë në vitin 2021.

Italia dhe Holanda po ashtu do të marrin pjesë për herë të dytë në këtë fazë, kurse Kroacia për herë të parë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika