Messi dhe Ronaldo nuk u takuan me njëri-tjetrin për foton e përbashkët

Tashmë është publikuar videoja që zbulon prapaskenat e fotosesionit të futbollistëve të njohur, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, për markën e famshme Louis Vuitton. Në këtë video shihet se dy futbollistët e njohur nuk janë takuar fare gjatë fotosesionit

Futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Para disa ditësh u publikua foto e cila u cilësua si “historike”, në të cilën pozuan dy futbollistët e famshëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Futbollistët e njohur kanë pozuar për markën e mirënjohur, Louis Vuitton, derisa është publikuar videoja që përfshin prapaskenat.

Kjo video po bën xhiron e rrjetit ku shihet teksa Messi dhe Ronaldo kanë zgjedhur të komentojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës.

“Ky do të jetë botërori im i pestë. Fitorja më e paharrueshme ishte vlerësimi nga populli argjentinas. Ishte një fitore e madhe për mua”, ka thënë Messi në video.

Ndërsa, Ronaldo ka thënë ky botëror do të jetë i pesti dhe për të. “Ky do të jetë botërori im i pestë, kështu që mendoj se është një arritje e madhe”, ka thënë ai.

Detaji që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte fakti që dy futbollistët e njohur nuk janë takuar fare në fotosesion. Ky detaj nuk është pritur mirë nga mbështetësit e futbollistëve. Ndërsa për disa të tjerë ka rëndësi fakti që Messi dhe Ronaldo kanë pranuar të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Fotoja e dy futbollsitëve u pëlqye mjaftë shumë nga audienca në një kohë shumë të shkiurtër duke u shëndërruar në foto virale.

E njëjta foto është publikuar nga Ronaldo dhe arriti t’i mbledh mbi 30 milionë pëlqime në postimin e tij, ndërsa Messi mori 25 milionë pëlqime.

Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika