Messi: Është shansi im i fundit për ta fituar trofeun e Kupës së Botës

Leonel Messi, futbollist





Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, njëkohësisht një nga lojtarët i cili konsiderohet si më i miri në histori të futbollit, ka folur para ndeshjes me Arabinë Saudite në kuadër të Kupës së Botës, që është duke u mbajtur në Katar.

I pyetur nga gazetarët, se a ka stërvitur apo a është përgatitur ndryshe nga herët tjera të garës së botërorit, Messi u përgjigj duke thënë se nuk ka bërë asgjë të veçantë, vetëm se ka punuar shumë.

Ai e ka konsideruar si moment të veçantë kampionatin botëror në Katar, sepse sipas tij është i fundit për të.

“Jo, nuk e kam bërë, momenti është ndryshe, është periudhë tjetër, gjithmonë jam ndjerë mirë kur kam luajtur rregullisht. Nuk kam bërë asgjë të vecantë, kam punuar shumë, jam kujdesur për vete, është moment special sepse kjo është mundësia e fundit për ta bërë ëndrrën realitet ta fitoj trofeun”, ka thënë Messi.

Tutje, lojtari argjentinas tha se po ndihet në formë të mirë fizike dhe psiqike. Ai i ka demantuar raportimet se mund të jetë i lënduar.

Po ndihem shumë mirë, po ndihem shumë mirë edhe fizikisht. Mendoj se kam ardhur këtu në një formë të mirë, personalisht dhe fizikisht, nuk kam probleme. Kam dëgjuar thashetheme për mungesën time në stërvitje për shkak të një lëndimi ,jo, asgjë e jozakonshme”, ka deklaruar Messi.

Argjentina do ta luajë lojën e parë në kuadër të Kampionatit Botëror në Katar, këtë të martë në orën 11:00.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika