Messi, fytyra e re e kartëmonedhave argjentinase

Pas fitores së kombëtares së Argjentinës në Katar, raportohet se ylli i kombëtares, Messi mund të jetë ftyra më e re e kartëmonedhave argjentinase

Aktualisht, Lionel Messi është njeriu më i dashur në Argjentinë, pasi ai udhëhoqi kombin e tij drejt lavdisë së Kupës së Botës për herë të parë pas 36 vjetësh.

Fitorja e Argjentinës është festuar jashtëzakonisht shumë që nga mposhtja e Francës në Doha të dielën, ku kombi është në një gjendje festimi që atëherë. Por duket se festimet nuk kanë të ndalur për Messin.

Gazeta “El Financiero” ka deklaruar se Banka Qendrore e Argjentinës po mendon që ish-ylli i Barcelonës të jetë ylli i ri i kartëmonedhave të vendit, raporton “Football Espana“.

Informacione të mëtejshme kanë dalë nga “El Cronista”, ku thonë se Messi do të përjetësohej në kartëmonedhën 1000 peso të vendit. Kjo për shkak se numri fillon me një “10”, që i referohet numrit ikonik të fanellës së Messit.

Së bashku me trofeun e Kupës së Botës, Messi mori edhe Topin e Artë si lojtari më i mirë i turneut dhe vlerësimet do të vazhdojnë, sipas raportimeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika