“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”.

Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën.

Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt interesant: Për të dy kishte shprehur interesim Manchester City.

Myrtezani kishte qenë në prova në City, ku thotë se gjithçka shkoi mirë, por refuzimi i vizës i solli shumë probleme.

“Qysh i vogël isha një nga talentët më të mëdhenjë këtu në Kosovë dhe më erdhi shansa për me shku në prova në Manchester City. Në atë kohë nuk ishim të pranum as në UEFA as në FIFA, kishim probleme me viza si gjithmonë dhe u bë e pamundur me shku në City. Kam qenë në prova dy javore, shkoi gjithçka në rregull. Por, pasi jam rikthy këtu nuk ka pasur lajmërime më. Kur e kemi shti vizën na kanë refuzu, gjithmonë pak a shumë me probleme”.

Përkundër kësaj, Yllit nuk ju ndal shkëlqimi.

Ai po thyen rekorde me asistime në Ligën e dytë, pasi numëron 21 sosh në 20 xhiro me Prizrenin, teksa ka edhe 13 gola.

Idollin dhe synimet i ka të njëjta.

“Idolli ka qenë gjithmonë Leo Messi, më ka pëlqy gjithmonë si lojtar. Klubi im i preferuar ka qenë gjithmonë Barcelona. Dhe në të ardhmen shpresoj ndoshta të behëm pjesë e Barcelonës. Kurrë nuk i dihet”.

22 vjeçari është ekspert i gjuajtjeve të lira. Ai e tregoi sekretin e ekzekutimit të tyre.

“Duke e shikur Messin tërë kohën, edhe gjuajtjet e lira jam mundu me i gjujt si ai”.

Në drejtim të tij nuk kanë munguar ofertat.

Por, për momentin e ka vetëm një qëllim: Ta inkuadrojë Prizrenin në Ligën e Parë.

“Kam oferta në Ligën e Parë, por synimi im është që ta fus FC Prizrenin në Ligën e Parë dhe pastaj shohim”.

Deri në një realitet tjetër, Ylli Myrtezani do vazhdojë t’i ndjekë ëndrrat e tij.

Ai është 10-shi i skuadrës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika