Messi realizon ëndrrën, Argjentina fiton Kupën e Botës

Lojtarët e Argjentinës duke festuar

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndaj Francës nga penalltitë në finalen e kampionatit Botëror, kështu duke u bërë Kampione Botës për herë të tretë.

Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe, gjithsej, tri, ndërsa për Argjentinën shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.

Nga pika e bardhë më të suksesshëm ishin argjentinasit, të cilët nuk gabuan në asnjë gjuajtje, ndërsa francezët ishin të pasaktë.

Argjentina ka fituar Kupën e Botës për herë të tretë (1978 dhe 1986), 36 vjet nga triumfi i saj i fundit në 1986. Vetëm Italia (44 nga 1938 deri në 1982) ka pasur ndonjëherë një diferencë më të madhe mes fitimit të dy Kupave të Botës.

Lionel Scaloni është trajneri i tretë në histori që fiton Kupën e Botës (2022) dhe Copa América (2021), pas Mário Zagallo (1970 Kupa e Botës, 1997 Copa América) dhe Carlos Alberto Parreira (1994 Kupa e Botës, 2004 Copa América ), që të dy e bënë këtë me Brazilin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika