Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar kundër Meksikës në Kampionatin Botëror me rezultat 2:0.
Golin e parë shumë të shpejtë dhe të papritur e shënoi Lionel Messi në minutën e 64-të. Ndërsa, goli i dytë u shënua nga Enzo Fernandes me asistim nga ylli i skuadrës, Messi në minutën e 88-të. Dhe ky gol për Fernandes ishte i pari për vendin e tij.
Ndërsa, Messi me golin e tetë të së shtunës, ka thyer rekordin duke u bërë lojtari që ka shënuar po aq gola në Kupën e Botës sa Diego Maradona.
- Argjentina dyfishon epërsinë ndaj Meksikës
- Lionel Messi me golin e papritur kalon në epërsi Argjentinën
Me këtë fitore, Argjentina tani renditet e dyta me tri pikë pas Polonisë me katër pikë, ndërsa Meksika zë vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë pothuajse të barabartë, me Argjentinën që menaxhoi më mirë ndeshjen, por me raste të pakta dhe asnjë serioze nga të dyja ekipet.
Kështu, pas 45 minutave lojë me jo shumë agresive, skuadrat shkuan në pushim me rezultat baras 0:0.
Në pjesën e dytë, argjentinasit hyrën më fuqishëm pasi edhe arritën të shënojnë dy gola vendimtar të fitores.
Ndërsa, tani në ndeshjen e fundit të grupeve, Argjentina luan ndaj Polonisë, dhe Meksika përballet me Arabinë Saudite.
Sa i përket Meksikës, ata duhet të mundin Arabinë Saudite për të pasur ndonjë shpresë për t’u kualifikuar.