Messi shënon golin e parë në miqësoren kundër Ronaldos

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi e ka shënuar golin e parë në miqësoren e jashtëzakonshme kundër ekipit të kombinuar të skuadrave saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal

Lionel Messi i PSG-së feston pasi shënoi golin e parë të skuadrës së tij

Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Rëndësia e kësaj sfide është prezenca e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi kjo ndeshje mund të shënojë duelin e tyre të fundit në futboll.

Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur goli i parë në këtë takim, ndërsa realizuesi ishte nga i shumëprituri Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo, djathtas, duke luajtur për një 11 të kombinuar të ekipeve të Arabisë Saudite, Al Nassr dhe Al Hilal, sfidohet nga Lionel Messi i PSG-së

Kampioni i botës pranoi një top nga Neymar, dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë topin në minutën e tretë të ndeshjes.

Në anën tjetër, nuk mungoi edhe një tentativë e Cristiano Ronaldos, e cila u ndal nga portieri Keylor Navas.

Përgjatë finaleve të kupave, ndeshjeve të La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe takimeve ndërkombëtare, dyshja janë takuar gjithsej 36 herë – me Messin që ka shënuar 22 dhe Ronaldo 21.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika