Lionel Messi do t’i bashkohet skuadrës së Major League Soccer, Inter Miami kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë në fund të muajit.
I madhi argjentinas kishte marrë oferta fitimprurëse për të ndjekur Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite këtë verë, me Al Hilalin në mesin e kërkuesve të tij, ndërsa edhe Barcelona ishte gjithashtu e interesuar për ta rifinancuar.
“Lionel Messi do të sqarojë arsyet dhe detajet e vendimit të tij për t’u bashkuar me Inter Miami në orët në vijim. Marrëveshja do të jetë e vlefshme me efekt të menjëhershëm pasi Jorge Messi po planifikon të udhëtojë në Miami më vonë sonte”, ka thënë gazetari italian, Fabrizio Romano.
Babai dhe agjenti i Messit, Jorge, u fotografuan duke vizituar presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për të zhvilluar bisedime rreth një rikthimi të mundshëm në Katalonjë në fillim të kësaj jave, por një ofertë nuk u materializua për shkak të rregullave të Fair Play-it financiar të LaLiga-s.
35-vjeçari, i cili frymëzoi vendin e tij për lavdinë e Kupës së Botës në dhjetor, tani është vendosur të transferohet në Shtetet e Bashkuara dhe t’i bashkohet Inter Miami, një klub pjesërisht në pronësi të David Beckham.
Messi, një shtatë herë fitues i Topit të Artë, ka shënuar 32 gola në 75 paraqitje në të gjitha garat për gjigantët francezë PSG, duke fituar radhazi titujt e Ligue 1, pas transferimit të tij nga klubi i fëmijërisë Barcelona në 2021.
Inter Miami, i cili u bë një ekip i MLS-së vetëm në vitin 2020 pasi u themelua dy vjet më parë, aktualisht është në fund të Konferencës Lindore dhe është pa menaxher, pasi u nda me trajnerin e mëparshëm Phil Neville javën e kaluar.