Meta: Doarsa Kica ka qenë më e privilegjuara

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se Doarsa Kica-Xhelili ka qenë më e privilegjuara në atë listë

Burim Meta, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e Partisë Guxo

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se Doarsa Kica-Xhelili ka qenë anëtarja më e privilegjuar e kësaj liste.

Sipas tij, është vetë Kica-Xhelili ajo që ka humbur nga dalja e saj nga Lista Guxo.

Tutje, ai ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka pasur ndonjë kërkesë që nuk i është plotësuar.

“Grupi parlamentar i LVV-së, natyrisht do ta kenë një deputet më pak, por të humbë përveç Doarsa Kicës, nuk shoh që ka humbur Partia Guxo. Është interesante të thuhet se Doarsa asnjëherë në mbledhjet e mbajtura nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi, nuk ka pasur ndonjë kërkesë që nuk i është plotësuar”, ka thënë Meta.

Meta është shprehur se deputetja Kica-Xhelili e kishte konfirmuar se përkundër disa pakënaqësive nuk do të dilte nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tek para disa ditësh, ka dalë nga grupi i koordinatorëve që janë marrë me konstituimin e partisë. Kam lexuar një shkrim në atë grup e cila ka qëndruar ende në atë grup, deklarata e saj ka qenë se unë do të qëndroj brenda grupit parlamentar”, ka thënë ai.

Deputeti Meta i ka mohuar pretendimet e ish-koordinatorit të Listës Guxo, Balton Dërguti, i cili ka thënë se ai ka pranuar të dalë në LDK me kusht që të jetë kryetar i degës së saj në Ferizaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika