Meta: Gjenitë si Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se gjenitë sikur shkrimtari Ismail Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se gjenitë sikur shkrimtari Ismail Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë.

Në homazhet për shkrimtarin e madh të mërkurën në Tiranë, kryetari i Partisë së lirisë ka thënë se Kadareja i ngriti shqiptarët në majën e letërsisë botërore në kohën kur ishin më të izoluar se kurrë.

“Dhe jo vetëm kaq, por edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, ka thënë ai.

E opozitari tjetër, Lulzim Basha i Demokratëve Euroatlantikë ka thënë se edhe në momente të homazheve, emri i Kadaresë “kontribuon në përballjen mes të mirës dhe të keqes, të bukurës e të shëmtuarës”.

Ndryshe, Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare ka vdekur të hënën, në moshën 88-vjeçare nga një sulm në zemër.

Për nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike të Kadaresë, Kosova ka shpallur të mërkurën[sot] ditë zie, ndërsa Shqipëria ka dy ditë zie 3 dhe 4 korrik.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika