Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Burim Meta, i zgjedhur nga radhët e Listës Guxo, është ulur gjatë seancës së Kuvendit pranë deputetit Eman Rrahmani, i cili u largua së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në fillim të tetorit, Rrahmani dhe Visar Korenica njoftuan largimin e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u bashkuar me koalicionin Lista për Familjen, të përbërë nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.