Ndaj deklaratës të Ramës i cili nëpërmjet një postimi në Facebook i cili ka reaguar duke thënë nëse ish-presidenti i vendit, Ilir Meta është personi që fshihet pas inicialeve I.M, i cili ka shërbyer si spiun për Sigurimin e Shtetit, ka kundër reaguar ish-presidenti Ilir Meta.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka thënë se Edi apo Edivin Rama, ka qenë karikaturisti i preferuari i Sigurimit të Shtetit.
“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama..” ka shkruar Meta.
Ai shtoi se kjo karikaturë e është përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit: me 10 tetor të viti 1983, dhe sipas tij kjo çuditërisht është porositur nga Sigurimi, ku flitet për heroizmin e një “Mata Hari’ shqiptare të quajtur Neta.
Kjo deklaratë e nga ish-presidenti erdhi vetëm pak pas deklaratës së keyrministrit Edi Rama ku ka reaguar sot për herë të parë për zhvillimet më të fundit lidhur me Autoritetit e Dosjeve, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Rama reagon ndaj personit me inicialet I.M i cili ka shërbyer si spiun për Sigurimin e Shtetit