Meta paditet me 2 miliardë dollarë për nxitjen e dhunës në Etiopi

Meta në bazë të ligjit po akuzohet se ka ndihmuar në nxitjen e përhapjes së dhunës dhe urrejtjes gjatë luftës civile në Etiopi, kësisoj Meareg ka ngritur padinë që Meta të dënohet me 2 miliardë dollarë

Ilustrim





Algoritmi i Facebook ndihmoi në nxitjen e përhapjes virale të urrejtjes dhe dhunës gjatë luftës civile në Etiopi, pretendon një rast ligjor atje, shkruan BBC.

Abrham Meareg, djali i një akademiku etiopian që u qëllua për vdekje pasi u sulmua në postimet në Facebook, është ndër ata që ngritën çështjen e padisë kundër Metës.

Ata duan një fond prej 2 miliardë dollarësh (1.6 miliardë £) për viktimat e urrejtjes në Facebook dhe ndryshime në algoritmin e platformës.

Meta tha se investoi shumë në moderim dhe teknologji për të hequr urrejtjen.

Një përfaqësues tha se gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës ishin kundër rregullave të platformës.

“Puna jonë për sigurinë dhe integritetin në Etiopi udhëhiqet nga reagimet nga organizatat lokale të shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare,” ka thënë përfaqësuesi.

Ndryshe, Meta ka një qendër moderimi në kryeqendër të Kenisë, Nairobi.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika